Venger: Përgëzime Gatuzos, te penalltia patëm pak fat…

Arsen Venger ka folur menjëherë pas ndeshjes, duke përgëzuar Milanin: “Ka një cilësi të madhe, mendoj se ne u mbrojtëm shumë, ndoshta sepse donim të mos hapeshim pasi kishim fituar me dy gola në Itali. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë, përgëzime Milanit. Na e bëri jetën tepër të vështirë. Gatuzo ka bërë një punë të jashtëzakonshme te një klub që ishte disi në krizë. Skuadra është e  bashkuar, ka ekuilibër dhe janë të fortë përpara, në sulm”. Venger goli edhe për penalltinë: “Nuk e kam riparë, nuk e di nëse ishte apo jo. Ndoshta ishim pak me fat, nuk di të them… Por, u përgjigjëm mirë pas avantazhit të Milanit. Ishte një ndeshje e ndërlikuar”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *