Kejn mbyll sezonin, Botërori në pikëpyetje

Dëmtimi i pësuar në ligamentet e këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Bornmuthit, fundjavën e kaluar ka rezultuar më i rëndë se ç’pritej fillimisht për sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn.

Analizat mjekësore konfirmojnë se  sulmuesi anglez ka mbyllur para kohe sezonin me ekipin e “Gjelave”.

Kryegolashënuesi i Premier Ligës do t’i duhen mbi gjashtë javë për t’u rikthyer në gjendje për të luajtur. Dëmtimi i Kejn është një goditje e madhe për trajnerin Maurisio Poçetino, i cili ka si objektiv renditjen në katërshen e parë të kampionatit anglez. Situata është shqetësuese edhe për teknikun e përfaqësueses së Anglisë, Geret Sauthgejt. Dëmtimet në ligamente sjellin shpesh të papritura dhe ekziston mundësia që 24-vjeçari të mos jetë gati as për Botërorin Rusi 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *