E ardhmja e Garet Bejl duket gjithnjë e më larg nga Madridi dhe gjithnjë e më pranë Premier Ligës. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle. Presidenti Florentino Perez duket se ka humbur përfundimisht durimin me uellsianin, karriera e të cilit tek Reali i Madridit është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta. Dhe tani ai duket se është fare pranë lamtumirës nga Madridi dhe kampionati spanjoll dhe shumë pranë rikthimit në Premier, me Mançester Junajtidin që është në pole-position për shërbimet e tij. prej muajsh Mançester Junajtid ka kërkuar shërbimet e tij dhe duket se në verë mund të jetë radha e duhur. Murinjo është një admirues i sulmuesit të krahut dhe është gati t’i bëjnë një vend tek “Djajtë e kuq”.
Sipas portalit spanjoll “Diario Gol”, Reali do ta shesë Bejlin në fund të sezonit dhe më te portali shton se presidenti Florentino Perez ia ka ofruar lojtarin pikërisht Mançester Junajtidit. Në garë për uellsianin janë dhe Çelsi e ish-klubi i tij Totenhami, por me “Djajtë e kuq” dukshëm favoritë për të përfituar nga shërbimet e Garet Bejl. Sakaq “Diario Gol” ka nënvizuar se me milionat e fituara nga shitja e mundshme e Garet Bejl, Reali i Madidit pritet të investojë për të çuar në “Bernabeu” një nga Hazard, De Gea apo Herri Kejn.