Lionel Mesi mëngjesin e djeshëm është bërë baba për herë të tretë. Ylli argjentinas ishte në Eibar me skuadrën, por u nis me urgjencë për në Barcelonë, pasi u njoftua se bashkëshortja e tij Antonela Rokuco ishte në spital, duke lindur. Gjithçka perfekte, lindja shkoi shumë mirë dhe në jetë ka ardhur fëmija i tretë i familjes Mesi.
Më pas, Mesi postoi një foto të foshnjës dhe shtrënguar gishtin e tij, ndërsa shkruante: “Mirëseerdhe Çiro! Falë zotit gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Mami dhe bebi janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur!”.