Është momenti i Ditës: Po e meritoj të luaj

Mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita, është kthyer në titullar tashmë dhe sot shënoi në fitoren 3-1 ndaj Lushnjës, duke merituar vendin në formacion. Pas ndeshjes, ish-mesfushori i Teutës foli në mikrofonin e Supersportit, duke u ndalur te fitorja e sotme, dedikimi i golit dhe paraqitjet e tij: “Çdo lojtar ka nevojë që të luajë, që të tregojë veten. Mua më janë dhënë minuta kohët e fundit dhe po mundohem ta justifikoj besimin e trajnerit. Te Skënderbeu nuk t’i fal njeri minutat, ndaj mendoj se i kam merituar. Distanca nga ndjekësit lejon që të luajë ndokush që ka më pak hapësirë normalisht, por te ne luan vetëm ai që e meriton.

“Dedikimi? Për gjyshet e mia, që janë ndarë nga jeta kohët e fundit.

“Pozicioni i preferuar? Ai që luajta sot, mesfushor qendre nga e majta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *