Reali pa Ronaldon nuk bën dot. Tentoi këtë sezon të ndërtonte një skuadër që të mos varej me prej portugezit, por është e pamundur.
Sot Reali fitoi 2-1 në Eibar, në një ndeshje të vështirë, ku diferencën e bëri CR7, fenomenal në vitin e ri, me 18 gola.
Në fakt, Eibari luajti fort, pa frikë, dhe e nisi në sulm total, duke bërë në pak minuta më shumë se PSG në pjesën e parë mesjavën e shkuar.
Ronaldo ia preu entuziazmin dy herë, duke shënuar në pjesën e parë dhe në fund, ndërsa Ramis kishte barazuar sapo nisi pjesa e dytë.