Rritje konstante dhe me vazhdimësi për Thomas Strakoshën që është kthyer në pak kohë një pikë referimi për Simone Inzagin dhe Lacion. Pritjet e tij, në disa ndeshje, kanë rezultuar deçizivë sa i përket rezultatit final. Mjafton të kujtosh neutralizimin e penalltisë së Paulo Dibalas me Juventusin. Në Serinë A është në vend të dytë si numër pritjesh vendimtare. Në vend të parë, në renditjen e stiluar nga Opta, portieri i Romës, Alison, ndërsa shqiptari me 3,1, duke kaluar edhe Bufon dhe Handanoviç.
1 – ALISON (Roma) 7,1 pritje deçizive
2 – STRAKOSHA (Lazio) 3,1
3 – BELEK (Sampdoria) 2,7
4 – BUFON (Juventus) 2,6
5 – PERIN (Genoa) 2,3
6 – VIVIANO (Sampdoria) 2,2
7 – SHEZNI (Juventus) 2,1
8 – SIRIGU (Torino) 2
9 – KRANJO (Cagliari) 1,7
10 – HANDANOVIÇ (Inter) 1,5