Dalipi debuton: Partizani privilegj i madh. Starovën e largoi fati i keq

Trajneri i ri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka zhvilluar sot konferencën e tij të parë si trajner i Partizanit, edhe pse javët e fundit ka dalë disa herë, për shkak se Startova mungoi në 4 ndeshje për pezullim këtë vit. Dalipi shprehet i emocionuar për realizimin e ëndrrës së tij, për t’u bërë trajner i parë në një klub kaq të rëndësishëm, por është i vetëdijshëm se rezultatet do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Një koment edhe për Starovën, i cili u largua pas disa rezultatesh jo të mira, por Dalipi e pranon se fati i keq ka ndikuar jo pak në largimin e ish-trajnerit.

Debutimi – “Po realizoj një ëndërr, është një privilegj i madh që të nis karrierën time si trajner me një klub të madh si Partizani. Është vetëm fillimi, e di që gjithçka varet prej rezultateve”.

Luftëtari: “Nuk mendojmë për humbjen e thellë pësuar në Gjirokastër. Kam parë një skuadër shumë të motivuar këtë javë, me dëshirën për të punuar dhe aplikuar gjithçka në praktikë. Skuadrës sonë nuk i mungon asgjë, vetëm fati i ka munguar dhe ky fat i keq largoi trajnerin Starova”.

Përballja me Likën: “Është një emocion i veçantë të përballem me Hasan Likën, me të cilin kam punuar dhe kam shumë respekt, por ne duam të fitojmë dhe në fushë jemi kundërshtarë”.

Largimi i Starovës: “Starova ishte i pafat, u mundëm me një autogol të pafat ndaj Skënderbeut dhe më pas me një gol të pafat në ndeshjen kundër Teutës. Për këtë arsye, nuk do të bëj ndryshime në formacion apo vendosje taktike për momentin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ndryshojmë më tutje”.

Çani: “Ka dhënë shenja pozitive, por do të presim edhe pak, do të shohim sot nëse është i gatshëm për ta përfshirë në skuadër për ndeshjen e radhës”.

Objbektivi: “Dihet, është pjesëmarrja në kupat e Europës. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, sepse vështirësia shtohet”.

Gjyqtarët: “Nuk e kam si parim që të merrem me gjykimet, është kompetencë e klubit”.

One thought on “Dalipi debuton: Partizani privilegj i madh. Starovën e largoi fati i keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *