Sergio Ramos e ka shijuar në maksimum suksesin spektakolar të Real Madridit ndaj PSG-së në Champions. Kapiteni madrilen jep shpirtin për skuadrën e tij dhe ka rol vendimtar në ecurinë e “Los Blancos” në çdo ndeshje.
“Jam shumë i lumtur me punën e skuadrës. Ne nuk donim thjesht të kualifikoheshim, por të bënim një ndeshje të mirë. Ia dolëm. E dinim që duhej një skenar i përkryer për të triumfuar në kompeticionin tonë të preferuar. Shijuam lojën, rikuperuam edhe gjendjen tonë shpirtërore. Nuk duhet të ndalemi me kaq, sepse ka akoma plot ndeshje të tjera. Formacioni i takon trajnerit. Zidan pati një plan dhe mendoj se ishte shumë i mirë, e kishim përgatitur ndeshjen siç duhej. Ata u mbrojtën mirë, por lanë disa hapësira të cilat i shfrytëzuam. Ndeshja ishte shumë intensive. Patëm një mbingarkesë fizike në minutat e fundit, por ia dolëm dhe ja ku jemi”, – u shpreh qendërmbrojtësi spanjoll pas takimit të fituar 2-1.