Ndeshje thuajse perfekte e portierit kuqezi, që mbajti Lacion në lojë deri në pikën e fundit, ku nuk mund të bënte më dot asgjë. Vetëm 22-vjeç, por me një siguri mbreslënëse
Lot të bashkuar me flokët e borës, ato të lacialëve që kanë “Olimpico” sapo Romanjoli ka goditur penalltinë finale të Milanit duke e shndërruar në gol. Një elimimin në fushën e tytre që djeg, pasi në finale shkojnë djemtë e Gatuzos. Nuk mjaftuan pritjet e Thomas Strakoshës për të garantuar finalen për ekipin e Simone Inzagit.
Portieri shqiptar ishte më i miri për ekipin e tij, në ndeshje dhe i përqëndruar deri te penalltitë, që e panë protagonist absolut. Në kohën shtesë ka bërë tri pritje të mrekullueshme, duke mbajtur kështu në lojë bardhekaltërit. Në pjesën e parë të shtesës u tregua i mrekullueshëm përballë Çalhanoglu, duke arritur të bëjë edhe më mirë me penallti.
Ka pritur dy, të parët e një serie të gjatë. Sinjale se mund të ishte mbrëmja e tij. Portieri i ri u tregua si veteran, i ftohtë dhe i sigurt në momentet më të rëndësishme të ndeshjes, pa ndjerë peshën e presionit. Dukej se pritjet e tij mund të vlenin përsëritje e finales së Kupës 2017, ndaj Juventusit, por erdhën gabimet e Milinkoviç-Saviç, Felipes dhe Leivës. Mbeten pengjet e mëdha dhe prova prej kampioni, i një djaloshi që është rritur shumë dhe që, ndoshta katër vjet më parë, nuk konsiderohej aspak në Itali… Sot, ai ka fituar zemrat e tifozëve, por jo vetëm: me këto paraqitje, shumë shpejt porta e kombëtares kuqezi do të jetë e tij.
Nota – Sipas medieve italiane, Thomas Strakosha ka merituar notën “7”, për një paraqitje ku nuk gaboi asgjë. Në fakt, ashtu si edhe ai, Donaruma u vlerësua me notën “7”, pasi te 11-të metërshat por edhe përgjithësisht, bënë diferencën. Portieri shqiptar, sakaq, tashmë është mësuar të luajë edhe me këmbë.