Pjesa e parë e ndeshjes Roma-Milan, Davide Kalabria kreu një ndërhyrje disi të ashpër dhe Kolarov i Romës i tha diçka.
Pranë tyre ishte Rino Gatuzo, i cili dëgjoi gjithçka dhe iu drejtua serbit: “Të shqyej b…., mendo të luash”.
U desh ndërhyrja e arbitrit Macoleni që të shuhej sherri, por në pushim Gatuzo e Kolarov u sqaruan, me një përqafim mes tyre.