Pikërisht kur dukej se kishte marrë fund dhe goli nuk do të dukej më, me trajnerin Maurisio Poçetino që lëvizte nervoz në zonën teknike të tij, Totenhemi dhe Herri Kejn më në fund u shpërblyen. Presioni konstant ndaj Kristal Palasit bëri që vendasit të tërhiqeshin gjithnjë e më shumë në mbrojtje dhe në minutën e 88-të krosi i Eriksenit gjeti “snajperin” e sulmit të Totenhemit.
Gol i artë për Kejnin, që siguroi fitoren 1-0 dhe shënoi golin e 23-të në 34 derbi të Londrës. Në këtë mënyrë, barazon rekordin e Didjë Drogbasë, i cili i ka shënuar 23 gola në 64 derbi. Asnjë lojtar në Premier Ligë nuk i ka dhënë kaq shumë pikë skuadrës së tij sa Kejn.