Luftëtari ndeshet sot me Vllazninë dhe është një ndeshje ku fituesi do të ndryshojë praktikisht planet e sezonit. Nëse merr tre pikët Luftëtari, atëherë synimet për Europën bëhen reale dhe nuk do të diskutohet më mbijetesa. Nëse ia del Vllaznia, diferenca me Teutën do të shkonte në 6 pikë dhe kriza do të konsiderohej e tejkaluar, pavarësisht situatës së nderë për shkak të agresionit skandaloz ndaj trajnerit Ernest Gjoka.
Për ndeshjen e sotme Luftëtari duhet të bëjë pa lojtarë të rëndësishëm, si qendërmbrojtësi Jakovljeviç dhe mesfushorët Aleksi e Rroca, të pezulluar, ndërsa është dëmtuar mbrojtësi Beqiri. Edhe Vllaznia ka halle, sepse mungojnë mbrojtësi Pjeshka e mesfushori Bardulla.
Luhet nën një shi të dendur, por fusha është në gjendje të shkëlqyer.
PJESA E PARË
Rrebesh, ftohtë, por ndeshje e bukur në Gjirokastër. Luftëtari ka pasur iniciativën dhe ka sulmuar më shumë, duke krijuar disa situata të rrezikshme në zonën e Vllaznisë, por edhe shkodranët nuk kanë qëndruar pasivë dhe në disa momente mund të bënin shumë më tepër para portës kundërshtare, si në rastin e Sukajt në një moment, kur sulmuesi rrëmbeu një top dhe u fut në zonë, por nuk arriti të godiste. Barazim i drejtë në 45 minutat e para.
PJESA E DYTË
49′ Që në start, Luftëtari humbet një rast që ishte thuajse një penallti në lëvizje. Në minutën e 49-të Shkurtaj, në qendër të zonës, pason bukur për Abazajn, i cili i vetëm me portierin Sherri bën të pamundurën, duke gjuajtur jashtë. I dëshpëruar sulmuesi i Luftëtarit!
51′ Dy minuta më vonë Dejvi Bregu i shkon shumë pranë golit me një gjuajtje të bukur nga distanca, por jashtë. Vllaznia çoroditet!
54′-55′ Luftëtari humbet raste të çmendura. Bregu nga distanca, Sherri grushton me vështirësi dhe lë topin te pika e penalltisë, krejt i vetëm Abazaj godet dhe sërish portieri grushton. I njëjti sulm, pak momente më vonë, sërish kaos në zonë dhe Bregu me portën e boshatisur gjuan jashtë!
89′ Pas furtunës gjirokastrite, ndeshja u ekuilibrua sërish dhe në fund Sukaj pati shansin e artë, ku pasi shmangu dy mbrojtës, me të majtën goditi jashtë!
90’+1 Kundërsulm i shkëlqyer i Vllaznisë, por Ribaj gjuan shumë dobët i vetëm me portierin Ruçi!
LUFTËTARI – VLLAZNIA 0-0
Luftëtari: Ruçi; Xhekson, Demo, Rrapa, Liçaj; Marko Aurelio, Ramadani, Rapo (Lamçja 81′); Bregu, Abazaj, Shkurtaj
Vllaznia: Sherri; Mersini, Malota, Berisha, Gocaj; Krymi (Tafili 65′), Orelesi, Vucaj; Lika (Ribaj 81′), Çinari (Kalaja 75′), Sukaj.
Kartonë të verdhë: Berisha 21′
Gjyqtar: Ardian Beqiri, Egin Doda, Denis Rexha, Orlando Kuka
KATEGORIA E PARË
GRUPI A
Dinamo -Tërbuni 2-1
Shënues: Muça 5′, 44′ / Hasaj 49′
Vllaznia B – Erzeni 1-0
Shënues: Djepaxhia 67′
GRUPI A
Naftëtari – Bylis 1-2
Shënues: Samet Gjoka 5′ / Shosha 72′, Semiao Granado 90’+5