Formacionet, shumë mungesa për Luftëtarin e Vllazninë

Luftëtari ndeshet sot me Vllazninë dhe është një ndeshje ku fituesi do të ndryshojë praktikisht planet e sezonit. Nëse merr tre pikët Luftëtari, atëherë synimet për Europën bëhen reale dhe nuk do të diskutohet më mbijetesa. Nëse ia del Vllaznia, diferenca me Teutën do të shkonte në 6 pikë dhe kriza do të konsiderohej e tejkaluar, pavarësisht situatës së nderë për shkak të agresionit skandaloz ndaj trajnerit Ernest Gjoka.

Për ndeshjen e sotme Luftëtari duhet të bëjë pa lojtarë të rëndësishëm, si qendërmbrojtësi Jakovljeviç dhe mesfushorët Aleksi e Rroca, të pezulluar, ndërsa është dëmtuar mbrojtësi Beqiri. Edhe Vllaznia ka halle, sepse mungojnë mbrojtësi Pjeshka e mesfushori Bardulla.

LUFTËTARI – VLLAZNIA

Luftëtari: Ruçi; Xhekson, Demo, Rrapa, Liçaj; Marko Aurelio, Ramadani, Rapo; Bregu, Abazaj, Shkurtaj

Vllaznia: Sherri; Mersini, Malota, Berisha, Gocaj; Krymi, Orelesi, Vucaj; Lika, Çinari, Sukaj.

Gjyqtar: Ardian Beqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *