Interi ka mundur Beneventon 2-0, në një ndeshje shumë më të vështirë sesa tregon rezultati. Benevento luajti një ndeshje të shkëlqyer, të paktën derisa Shkriniar në minutën e 66-të vendosi të shpëtonte Interin. Aty mori fund rezistenca e Beneventos, me mbrojtësin sllovak që bëhet shënuesi më i mirë në gjithë mbrojtësit e Serisë A, me 4 gola sezonalë.
Në minutën e 69-të një tjetër qendërmbrojtës, Ranokia, mbylli gjithçka, me Beneventon që mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 81-të,
Titullar Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 6, ndër më të mirët te Benevento, ndërsa tek Interi vetëm autorët e golave morën nota të larta, me mesfushorët e sulmuesit që morën nota shumë të ulëta.