Biturku i kënaqur: Barazimi ndaj Flamurtarit, i drejtë. Tani duhen fitoret

Më në fund Teuta merr pikë dhe tregon soliditet në aspektin mbrojtës, që ka qenë arma e saj më e fortë në të shkuarën. Zëvendëstrajneri Ilir Biturku doli sot në Supersport për të folur për takimin e barazuar ndaj Flamurtarit, ku Teuta shpreson të ketë nisur kthesën: “Rezultati ishte i drejtë për takimin, duke pasur parasysh pozitat tona në renditje. Patëm shanset tona për ta fituar, por edhe Flamurtari mund të shënonte. Rezultati është i drejtë, duhet t’i falënderoj djemtë për shpirtin e garës.

Goli problem: “Mendoj se kjo pikë është një pikë morali. Skuadra shprehet mirë në fushë, mundohet të japë më të mirën e saj. Tani na duhet rezultati. Kemi bërë gabime, por kanë qenë më shumë individuale. Ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet, sepse kur prodhon lojë, edhe rezultati do vijë.

Teuta duket sikur vuan më shumë në Durrës: “Luajtëm mirë sot, mund të kishim fituar, por edhe mund të humbnim. Në fushën tonë kemi presion, sepse kërkojmë ne ta bëjmë lojën. Kundërshtari pret hapësirat që lëmë ne, këtë gjë bëri edhe Flamurtari sot. Nuk është e lehtë për ne, sidomos në ndeshjet brenda. Çdo ndeshje që ikën, na e shton presionin. Teuta sot luajti mirë pothuajse në të gjithë 90 minutat, por nuk kemi cilësinë e Flamurtarit në repartin e sulmit. Mundohemi që si skuadër të sulmojmë në bllok. Teuta do jetë një skuadër e vështirë për të gjithë, edhe në transfertë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *