Barcelona dhe Sevilja do të jenë dy finalistët e Kupës së Mbretit, një përballje mes dy ekipesh që janë kthyer në klientë të rregullt të finaleve në shekulin e 21-të. Barcelona është ekipi spanjoll me më shumë finale në vitet e fundit, në total ka 28: 7 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions League, 9 në Superkupën e Spanjës dhe 4 të tjera në Botërorin e Klubeve. Ndërkaq, Sevilja ka luajtur 17 finale në shekullin e ri: 4 në Kupën e Mbretit, dy në UEFA, 3 në Europa League, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 5 në Superkupën e Europës. Finalja do të luhet më 21 prill dhe ende nuk dihet ku do të luhet, edhe pse Bernabeu duket zgjidhja logjike, meqë mungon Reali.
FINALET E BARCELONËS NË SHEKULLIN E 21-TË
– Copa del Rey (7): 2008/09, 2011/12, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2016/17, 2017/18.
– Champions League (4): 2005/06, 2008/09, 2010/11, 2014/15.
– Superkupa e Spanjës (9): 2005/06, 2006/07, 2009/10, 2010/11, 2011/12, 2012/13, 2015/16, 2016/17, 2017/18.
– Superkupa e Europës (4): 2006/07, 2009/10, 2011/12, 2015/16.
– Botërori i Klubeve (4): 2006/07, 2009/10, 2011/12, 2015/16.
FINALET E SEVILJES NË SHEKULLIN E 21-TË
– Copa del Rey (4): 2006/07, 2009/10, 2015/16, 2017/18.
– UEFA (2): 2005/06, 2006/07.
– Europa League (3): 2013/14, 2014/15, 2015/16.
– Superkupa e Spanjës (3): 2007/08, 2010/11, 2016/17.
– Superkupa e Europës (5): 2006/07, 2007/08, 2014/15, 2015/16, 2016/17.