Patris Evra i kthehet futbollit, pasi sot ka arritur marrëveshjen me Uest Hemin, duke u kthyer në Premier Ligë, aty ku ka shkëlqyer me Mançester Junajtid.
Mbrojtësi francez është një personazh i pabesueshëm, pasi poston shpesh video në rrjetet sociale, duke qenë gjithnjë në humor të jashtëzakonshëm, si në stërvitje, ashtu edhe në jetën e përditshme, në makinë apo me miqtë.
Vitin e shkuar Evra u bë protagonist absolut për keq, sepse në ndeshjen e Marsejës në Guimaresh goditi me karate një tifoz që po e ofendonte pa ndalur.
Dënim i rëndë, 7 muaj pezullim nga UEFA, por edhe prishje kontrate nga Marseja.
Tani 37-vjeçari, i cili nuk resht kurrë së buzëqeshuri, firmos në Londër, për Uest Hemin. Marrëveshja është arritur, pas prishjes së kontratës me Marsejën, ndërsa mungojnë vetëm kontrollet mjekësore dhe francezi do ta çojë alegrinë e tij në Premier Ligë.