Presidenti Armand Duka ka mbajtur fjalimin e tij të parë si presidenti i FSHF-së.
“Të nderuar anëtarë të asamblesë, të ftuar, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar., jo për faktin se do të jem president i FSHF-së, por për mbështetjen që më keni dhënë. Ndjej obligimin e madh pasi nga sot nis diçka më e vështirë për mua. Dua të ju falënderoj të gjithëve. NE jemi bërë një organizatë me standarde të larta. Nuk dua të veçoj askënd, Ato që janë diskutuar në këtë muaj parazgjedhor do t’i korrigjojmë. Do të doja t’i falënderoja kandidatët dhe të ftuarit. Ju premtoj se përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Kam marrë shumë mësime nga kjo asamble, se si duhet të bëj më mirë”.