Erion Veliaj, Gaz Demi, të gjithë kryebashkiakët socialistë, drejtues të tjerë klubesh: të gjithë në takim urgjent sot në mbrëmje në një nga hotelet luksoze në Tiranë.
Janë mbledhur për të diskutuar për votimet e nesërme të Presidencës së FSHF-së, për hallet e futbollit shqiptar, por mos mendoni se ka lidhje politika. Nuk bëhet fjalë, është thjesht një takim për sportin, mungon vetëm… Edi Rama!