Klarens Sedorf kthehet në Europë dhe firmos për Deportivo La Korunjën. Holandezi 41-vjeçar ka marrë drejtimin e skuadrës spanjolle, duke firmosur deri në fund të sezonit.
Si futbollist Sedorf ka shkruar historinë, sepse ka fituar Champions League me tre klube të ndryshëm, por si trajner ka dështuar, edhe për faktin se e mori Milanin në një moment të zi dhe rrezikoi shumë, ndërsa ka punuar edhe në Kinë.
Para pak javësh Sedorf arriti marrëveshjen me Atletiko Paranaense në Brazil, por aty nuk ka nisur ende kampionati dhe vjen surpriza, me holandezin që kthehet në Europë, me misionin për të shpëtuar Deportivon.