Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, kishte kohë që po tregonte se ishte përforcimi i vetëm vërtet cilësor në pjesën e parë të sezonit, por u bashkua me të kuqtë me vonesë dhe nuk është se mund ta shpëtonte ai një skuadër të mbytur, që me Julianon po kalonte në depresion. Tashmë Partizani ka bërë revolucion he duket e Asani është më komod me lojtarët e afruar së fundmi, duke shënuar edhe dy golat e tij të parë në Shqipëri, sot ndaj Kamzës, Pas ndeshjes, në Supersport, ai deklaroi: “Jam i lumtur për fitoren, që na afron me Europën. Më vjen mirë që kemi gëzuar tifozët, që na mbështetën shumë.
“Çfarë ka ndryshuar? Nuk mund të flas unë për periudhën kur drejtonte Juliano, por lojtarët e rinj që kanë ardhur janë cilësorë dhe na duhet kohë që të gjejmë ritmin e duhur. Humbëm ndaj Flamurtarit, por ekipi po ngrihet dalëngadalë. Na duhej fitorja, e arritëm dhe ishte shumë e rëndësishme, jemi të kënaqur dhe shohim përpara.
“Tani kemi lojtarë cilësorë në çdo repart, e dimë mirë çfarë duhet të bëjmë dhe çdo futbollist jep maksimumin për të merituar vendin në formacion. Dalëngadalë besoj se do të arrijmë zonën e kualifikimit në kupat e Europës”.