Rast i çuditshëm ai i sulmuesit Arbër Allkanjari: në fillim të sezonit aktual shkoi te Naftëtari, shënoi 2 gola në 12 ndeshje dhe e thirrën te Lushnja. Kthim në shtëpi, ku ka më mirë, përtej anës financiare.
Megjithatë, tashmë në Lushnjë ka shpërthyer polemika: Allkanjari është lënë jashtë skuadre dhe ka mbetur pa ekip, sepse klubi lushnjar ka vendosur të mos i ofrojë kontratë!
Sipas faqeve të tifozëve lushnjarë online, Allkanjari u pëlqye nga Hysen Dedja, i cili e programoi edhe si qendërmbrojtës, nga halli, sepse merkatoja e trumbetuar nga presidenca e Lushnjës doli një flluskë sapuni dhe nuk u afrua asnjë lojtar me emër e me CV të rëndësishme.
Megjithatë, Allkanjari është lënë jashtë liste dhe tifozët janë revoltuar, pasi një djalë Lushnje flaket në rrugë, në një kohë që Lushnja nuk është Skënderbeu, Kukësi apo Flamurtari, që kanë mbledhur ajkën e Superiores dhe kanë financa të fuqishme për të afruar edhe lojtarë të huaj.
Çudira Lushnje!