Pak tifozë lushnjarë, rreth 15, por me sa duket policia nuk i mban dot nën kontroll! Në Durrës ka ndodhur diçka absurde, sepse disa tifozë të ardhur nga Lushnja janë nxjerrë me dhunë jashtë, për ofendime në kor dhe për grindje me policinë.
Tifozët e Lushnjës kanë qenë duke sharë dhe është përmendur edhe emri i arbitrit Emirjon Sino. Policia e Durrësit ka reaguar dhe ka nisur përleshja, me tifozët që janë nzxjerrë jashtë dhunshëm.
Në pushim të ndeshjes Lushnja doli me vonesë në fushë, duke kërkuar shpjegime për ngjarjen.