Turp! Vetëm kështu mund të cilësohet ajo që po i ndodh Madridit, të paktën kështu mendojnë tifozët e Realit, që deri para pak kohësh numëronin trofetë dhe rekordet, ndërsa tashmë jo vetëm që u duhet të urojnë që në janar Barcelonën për titullin, por gjithashtu shohin Los Blancos të eliminohen bujshëm nga kupa.
Nuk i eliminoi Barça, do ishte nder, por ia doli Leganesi, një ekip modest nga periferia e Madridit. Fitoi 1-0 Reali në Leganes dhe mendoi se mori fund, por sot ndodhi çmenduria, me Leganesin që fitoi 2-1 në Bernabeu.
FINAL FINAL FINAL FINAL!!!!! Real Madrid, 1 – Leganés 2. SOMOS SEMIFINALISTAS DE COPA DEL REY!!!! #RealMadridLeganés #VamosLega #CopaDelRey pic.twitter.com/Gx0jtTfoIB
— C.D. Leganés (@CDLeganes) January 24, 2018
Me 3 humbje në 5 ndeshjet e fundit shtëpiake dhe 19 pikë distancë nga Barcelona, Zinedin Zidan është në pikën e vet më të ulët, por edhe Reali është kthyer në një errërisë që nuk e mbante mend kur ka ndodhur për herë të fundit.
Eraso e Gabriel, me nga një gol në çdo pjesë, shkruan historinë e Leganesit, që nuk kishte shënuar kurrë në Madrid, ndërsa Benzema shënoi një gol që rezultoi pa vlerë.
Zidan la shumë titullarë jashtë dhe e pagoi shtrenjtë, tashmë rrezikon ta mbyllë turpshëm.