Pas ditësh të tëra bisedimesh, Interi më në fund kompleton shitjen e parë: Zhoao Mario do të luajë deri në fund të sezonit në premier Ligë, te Uest Hemi. Portugezi është huazuar për 1 milion euro, ndërsa nuk është përcaktuar ende shifra e blerjes përfundimtare. Mesfushori ka kohë që është jashtë planeve të Interit dhe ka vendosur të pranojë kalimin në Angli, për të luajtur rregullisht para Kupës së Botës 2018.
Largimi i Zhoao Marios është pritur me humor dhe batuta nga tifozët e Interit, që kanë përmbytur rrjetet sociale me ironi ndaj mesfushorit me batuta të tipit: “Mirupafshim talent i fshehur, por i fshehur mirë”.