De Biazi: Vendimtare ndeshja e parë, Skocia superiore fizikisht

Xhani De Biazi ka ardhur sot në Shqipëri për të vizituar muzeun ku është ekspozuar albumi që kujton Europianin 2016 dhe kualifikimin historik të Shqipërisë, por më pas komentoi në Supersport edhe shortin e Nations League, që na vë përballë Skocisë dhe Izraelit.

“Skocia luan në mënyrë të veçantë, bën lojë direkte, kërkon zonën dhe sulmuesit kryesorë. Një skuadër fizike me lojtarë që luajnë të Seltik, Aberdin apo në Angli. Besoj që është një grup shumë i vështirë dhe më mirë që është kështu, por nga pikëpamja teknike është një short që motivon Shqipërinë. Skuadrat që na kanë rënë në grup nuk janë më të rëndësishmet e botës por mund të garojmë me to. Shqipëria ka shanse të mira, por do të varet shumë dhe nga kualiteti i lojtarëve që kemi në atë periudhë dhe shpresoj të mos kemi dëmtime”.

“Izraeli është në fazë tranzicioni. Ata kanë futbollistë që kanë bërë histori në futboll, por për ne është problem ndeshja e parë, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në eliminatoret e shkuara ndikuan ndryshimi i ndeshjes për arsyen e sigurisë dhe më pas edhe arbitri që ndikoi me veprimet e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *