Nations League/ Short i ndërlikuar për Shqipërinë, sërish përballje me Izraelin

Po hidhet shorti i Nations League, kompeticioni i ri i UEFA-s, ku gjithë kombëtaret e Europës do të zbresin në fushë të ndarë në grupe, për të luftuar për të fituar një trofe, por sidomos për të çuar 4 kombëtare në Europian.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C, në bazë të renditjes së UEFA-s. Shorti na ka vënë vetëm dy skuadra përballë, sepse do të jemi në grupin 1, që ka vetëm 3 ekipe (takime vajtje-ardhje).

Do të vihemi sërish përballë Izraelit, rival që e hasëm edhe në kualifikueset e Kupës së B otës 2018. Në Elbasan u mundëm keqas 3-0, duke e mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë, ndërsa morëm hak duke fituar 3-0 në Izrael, në ndeshjen e kthimit. Kjo do të thotë se shanset i kemi të barabarta, ose jemi superiorë ndaj këtij rivali, që është në kaos total, edhe pse deri në vjeshtë shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Rivali tjetër është më i frikshëm, sepse do të ndeshemi me Skocinë. Ndonëse ka shumë vite pa arritje të rëndësishme, Skocia është një ekip i fortë, me shumë lojtarë që luajnë te Seltik apo në Angli, ndërkohë që në fushën e vet kjo kombëtare shkëlqen.

Duhet të fitojmë grupin, për të tentuar më pas të fitojmë Ligën C dhe të shkojmë në Europian.

Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të luhen prej muajit shtator deri më nëntor 2018, ndërsa finalet në qershor 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *