Tirana e mbyll në barazim miqësoren e parë turke

Tirana ka luajtur sot në Antalia miqësoren e parë të minifazës përgatitore të janarit, duke u vënë përballë Tobolit, skuadër që e mbylli në vendin e pestë kampionatin e fundit në Kazakistan, aty ku marrin pjesë klube shumë të fuqishëm financiarisht dhe me skuadra të forta, mjafton të shihet që në Antalia edhe klubet e tjera shqiptare nuk kanë fituar dot ndaj tyre.

Trajneri Ze Maria hodhi në fushë thuajse gjithë formacionin titullar në këtë moment, në pritje të afrikanëve Mohamed e Muguna, të cilët llogariten pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Miqësorja, e luajtur me ritëm të ulët, përfundoi 1-1.

Tirana shënoi në pjesën e parë me Bedri Grecën, i cili përfitoi nga një gabim i Tobolit dhe në kundërsulm nuk gaboi, i vetëm me portierin në pozicion të prirët nga e majta e sulmit.

Në pjesën e dytë u kryen shumë ndërrime dhe Toboli gjeti barazimin.

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Cake, Turtulli, Doka, Daja, Mauexhe, Karabeci, Greca, Muçi, Sentamu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *