Surprizë e madhe në ndeshjen e vajtjes për çerekfinalet në Kupën e Mbretit, mes Espanjolit e Barcelonës, sepse derbi ka përfunduar 1-0 për Espanjolin, ekipin e vogël të qytetit katalanas.
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ishte superiore, duke dominuar gjithë ndeshjes, por hasi në murin mbrojtës të Espanjolit, që bllokoi tentativat sulmuese të kryesuesve të La Ligas.
Edhe në rastin e madh që pati Barcelona, me një penallti, Mesi nuk ia doli mbanë përballë Diego Lópezit, heroi i mbrëmjes, ashtu si Melendo, i cili shënoi në fundin e takimit. Pas 29 ndeshjesh, Barcelona pëson humbje dhe tashmë në kthim në Camp Nou i duhet fitore e pastër.