Sokol Cikalleshi e ka nisur vitin në mënyrë fenomenale, sepse sot ka shënuar dy golat e fitores 2-1 që ekipi i tij Osmanlispori arriti në Ankara ndaj Beshiktashit.
Nuk mjaftoi, sepse në vajtje Beshiktashi kishte fituar 4-1, por në aspektin personal Cikalleshi mund të ketë mëse i kënaqur, sepse po e bën shkëlqyeshëm detyrën.
Kampionët në fuqi të Turqisë shënuan të parët, në minutën e 83-të, në një ndeshje që pati emocione në fund.
Në minutën e 86-të Cikalleshi barazoi, ndërsa dy minuta më vonë shënoi sërish, këtë radhë nga pika e bardhë.
Vit i ri, Cikalleshi titullar dhe e nis me dy gola, ogur i mirë për të ardhmen.