Tio Uollkot ka kompletuar transferimin e tij tek Evertoni, duke firmosur një kontratë 3,5-vjeçare.
Klubi nga Liverpuli do t’i paguajë 20 milionë sterlina Arsenalit, raporton Sky Sports News, me sulmuesin e kombëtares angleze që merr fanellën numër 11, lënë bosh nga Kevin Miralas, i cili ka shkuar në huazim tek Olimpiakosi.
“Unë jam shumë ambicioz dhe kam ardhur për ta ndihmuar klubin të shkojë një nivel më lart”, tha Uollkot.
“Me lojtarët që janë afruar, ndiej se niveli i ardhshëm mund të arrihet. Jam shumë i entuziazmuar që po nis një kapitull të ri dhe mendoj se jam në vendin e duhur”.
Uolkot ishte një ndër shpresat e mëdha të Arsenalit dhe Anglisë kur Arsenali e bleu nga Sauthemptoni për 10.5 milionë euro në janar 2006, pa mbushur ende 17 vjeç, por pas 13 sezonesh, thuajse 29 vjeç, bilanci i tij mund të quhet negativ, në trashim me pritshmëritë.