Donis Avdijaj, një talent që mund të bëhej një yll, por që humbi rrugën për fajin e vet.
Avdijaj ishte një nga zbulimet e Shalkes në Gjermani, aq sa 3-4 vite më parë klubi e vlerësoi 50 milionë euro, nga frika se mos e humbiste.
Që aty filloi pikiata, sepse sulmuesi nuk u bë kurrë fenomeni që priste Shalke, ndërsa një periudhë huazimi te Shturmi i Gracit në Austri e ndihmoi shumë, por ndoshta nuk e poqi si karakter.
Fillimisht Avdijaj kërkoi të shkonte me Shqipërinë në Europian, duke u veptofruar, por De Biazi nuk e mori.
Për pasojë, Avdijaj la Gjermaninë për Kosovën, por në nivel klubi gjithçka ka shkuar keq dhe Shalke i ka bërë dalje, për shkak të sjelljes së tij aspak prej profesionisti.
Tani 21-vjeçari shkon te Roda në Holandë, klub që lufton për mbijetesë dhe e ka marrë sulmuesin në huazim 6-mujor.
Nëse ka mësuar nga gabimet e tij, do ta shohim në vazhdim.