Java e ndryshimeve, te Burreli priten afrime cilësore

Zyrtarë të klubit burrelas shprehen për “Sport Ekspres” se këtë javë priten ndryshime të rëndësishme në skuadrën e futbollit. Bëhet me dije se lojtarë të shumtë janë kontaktuar nga administratori Demir Çupi dhe teknikët Julian Ahmataj e Besnik Beqiri dhe këtë javë, ndoshta që ditët e para të saj, ata do të bëhen pjesë e ekipit.

Rikthimi i Donald Mëllugjës, ish-kapitenit të matjanëve, pas zhgënjimit nga klubi Iliria, të tjerë futbollistë të ekipeve  të Kategorisë së Parë u kanë premtuar drejtuesve të klubit se nga kjo e hënë do t’i bashkohen skuadrës së Burrelit, do të testohen dhe më pas mund të federohen me skuadrën verilindore. “Kemi kontakte me lojtarë cilësorë të ekipeve të tjera, shprehet ndihmës-trajneri Besnik Beqiri. Disa prej tyre na kanë premtuar të vijnë këtë javë në gjirin e skuadrës tonë. Ahmataj dhe unë kemi përgjegjësinë e sigurimit të kontigjentit të lojtarëve që sigurojnë mbijetesën e Burrelit në këtë kategori ku jemi. Ka gjasa që ndryshimet të jenë serioze”, përfundoi Beqiri, trajneri i portierëve.

Albi  Lala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *