Vit i ri, trajner i ri, humor i ri të Kukësi, ku gjithçka është transformuar si me magji, edhe e shkak të paraqitjeve fantastike në miqësoret e luajtura në Antalia.
Pas fitores me Bursasporit mbrojtësi Eni Imami dha një intervistë ku pa dashje u shpreh se tre pikët e kënaqin pa masë, duke u korrigjuar më pas.
Megjithatë, kaq u desh që shokët e skuadrës të nisnin humorin me Imamin dhe portieri Enea Koliçi të bënte gazetarin, duke intervistuar në anglisht brazilianin Elton Kale, i cili përgjigjet se pika e marrë ndaj Fenerbahçes ishte shumë e rëndësishme, marrë ndaj një rivali mjaft të fortë.
E sigurt është që Koliçi ka të ardhme në televizion, kur ta mbyllë me futbollin…