Skënderbeu-FSHF, më 22 janar në CAS

Titulli i sezonit 2015/16 është ende pa pronar dhe Skënderbeu nuk është dorëzuar ende në betejën për ta rimarrë, pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të penalizuar klubin korçar. Vendimi erdhi si pasojë e dënimit që dha UEFA, kur e përjashtoi Skënderbeun një vit nga kupat e Europës, thjesht sepse mendonte se ishte njollosur kompeticioni i saj.

Komisioni i Etikës në FSHF, gjeti një zgjidhje të mesme, duke mos pasur mundësi tjetër, sepse realisht UEFA e akuzonte Skënderbeun për shumë ndeshje dhe si “armë” të vetën përdorte shumat e mëdha luajtur në disa ndeshje në kupat e Europës, duke nisur nga ajo në Irlandën e Veriut, ndaj Krusejdërs, ndërkohë që nuk pati asnjë provë tjetër që të mund të merrej në konsideratë edhe nga Apeli ynë.

Prej muajsh Partizani kërkon që titulli i sezonit 2015/16 t’i jepet në tavolinë, si ekipi i vendit të dytë në atë sezon, por Skënderbeu e ka ankimuar në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë vendimin e Etikës. Apelimi i Skënderbeut është bërë që më 4 gusht 2017 dhe natyrisht CAS ka një radhë të gjatë apelesh, ndaj gjithçka është shtyrë për në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *