As Partizani e as Singapori, Fushtar firmos në Katar

Ivan Fushtar më në fund gjen sistemim dhe nuk është as Shqipëria dhe as destinacionet e përfolura deri tani.

Mbrojtësi kroat i Kamzës ka firmosur sot për Al Arabin në Katar, ndryshe nga sa mendohej, sepse u fol për Balestier Kalsan në Singapor.

Pas largimit nga Kamza, Fushtar ka pasur bisedime me shumë klube dhe ka zgjedhur Katarin, prej ku i ka ardhur një ofertë mjaft joshëse në aspektin financiar, duke firmosur për 6 muaj, me opsion rinovimi dhe rritje page.

Vendimtare ka qenë kërkesa e trajnerit aktual të Al Arabit, kroatit Luka Bonaçiç, i cili në sezonin 2005/06 ka drejtuar Dinamon në Shqipëri, ndërsa më pas karriera e tij është ndarë mes Kroacisë dhe Azisë. Pas 11 javëve të para, Al Arabi ka vetëm 9 pikë, dy më shumë se vendi i fundit, ndërsa Bonaçiç e mori drejtimin në nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *