Zherard Deulofeu kërkon Interin, të paktën mediat në Spanjë janë të sigurta se sulmuesi i Barcelonës kërkon të kthehet në Milano, këtë radhë në krahun zikaltër të qytetit.
Sulmuesi nuk ka hapësirë te Barça dhe kërkon të luajë rregullisht, ndërsa Interi i ka garantuar se do të ketë hapësirë. Sport.es raporton se sot do të takohen lojtari, agjenti dhe drejtuesit e klubit.
Barça është gati ta lëshojë, por jo si do Interi, në huazim me të drejtë blerje. Barça shpenzoi 12 milionë euro për ta marrë verën e shkuar dhe tashmë kërkon ta shesë përfundimisht, ndaj i ofron Interit huazim me detyrim blerjeje.