Goditja e madhe e janarit në futbollin botëror ka qenë transferimi i Filipe Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona, për 160 me total, nëse ashtu si pritet bonuset do të realizohen lehtësisht.
Debati i nisur prej kohësh ka shpërthyer sërish: a vlejnë kaq shumë futbollistët?
Brenda një viti janë thyer disa rekorde në merkaton e futbollit, por një legjendë e futbollit botëror, Andrea Pirlo, nuk e konsideron një problem këtë gjë dhe e quan të justifikuar shpenzimin e Barcelonës.
“Ky është futbolli aktual, Barcelona nuk mund të bëjë përjashtim nga çmenduria që ka përfshirë tregun e futbollit. Nëse Van Dijk transferohet për 85 milionë euro, atëherë Kutinjo vlen dyfish”.