Pasi arbitri ka vërshëllyer fundin e ndeshjes me Krotonen dhe teksa lojtarët kuqezinj po gëzoheshin për 3 pikët, portugezi u largua me kokën ulur dhe duke takuar Gatuzon, që ende beson te ai
Pas një vjeshte shumë të ndërlikuar mes fushës dhe klubit, ka sinjale të vogla zgjimi te Milani, falë edhe entuziazmit të rigjetur si pasojë e administrimit të Gatuzos, të fitores në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë dhe ndeshjes së dytë të fituar në kampionat në “San Siro”, me kalabrezin në pankinë. Por, në një harmoni të grupit, ka një notë të stonuar, që rrezikon të përçajë…. Ajo është pakënaqësia e Andre Silvës, që ka mbetur jashtë projektit tekniko-taktik dhe sheh shokët e ekipit teksa gëzohen, por ai nuk mundet ta bëjë.
Dhe, imazhet që qarkullojnë në fund të ndeshjes së fituar ndaj Krotones janë domethënëse. Portugezi duket i veçuar nga grupi, i mërzitur, me kokën poshtë, teksa futet në dhomat e zhveshjes duke tundur kokën dhe duke i dhënë dorën Gatuzos sa për “ritual”. Sigurisht, asnjë gjest lart rreshtave, por sigurisht pakënaqësia e tij duket qartë. Edhe pse ka shënuar 8 gola në Europë, në kampionat ende nuk është zhbllokuar dhe minutazhi që i është dhënë është i paktë për ta bërë këtë gjë. Sigurisht, Milani nuk mund t’i lejojë vetes që ta humbë me pak para në janar, por do t’i japë mundësi deri në qershor. Pikërisht Gatuzo duhet të bëjë diçka për ta rikthyer në rrugën e duhur.