Para pak ditësh Mançester Siti u ndal te barazimi 0-0 në Londër nga Kristal Palas, në një ndeshje dramatike për gjithçka ndodhi në fushë, nga penalltia që humbi Palas në fund e deri te dëmtimet e frikshme që pësuan disa lojtarë.
Gabriel Zhezus u dëmtua në ligamente dhe do të mungojë dy muaj, ndërsa Kevin de Brujne doli me barelë për një ndërhyrje të pakuptimtë nga Xhejson Pançeon. Mesfushori kreu një ndërhyrje nga pas, me topin që ishte larg, ndaj të gjithë mbeten të habitur nga brutaliteti i ndërhyrjes.
Për fat, De Brujne ia hodhi paq, sepse nuk ka dëmtim serioz, por e ka pësuar shumë keq pikërisht Pançeon. Mesfushori dëmtoi ligamentet e gjurit gjatë ndërhyrjes dhe nuk do të luajë më këtë sezon.
Fat i tmerrshëm për të, por edhe qendërmbrojtësi Skot Den ka dëmtuar ligamentin dhe nuk do të luajë më këtë sezon. Siç njofton Palas, të dy titullarët me shumë gjasa do të humbasin edhe startin e sezonit të ardhshëm.