Ishte shumë i lumtur pas ndeshjes me Kukësin presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili për “Sport Ekspres” ka thënë disa fjali për suksesin e tretë radhazi të skuadrës së tij. Ai u ndal së pari te paraqitja e Luftëtarit dhe me sinqeritet pranoi se nuk e kishte pritur fitoren. Po ashtu, u shpreh se po mendon për përforcimet, por pa zbuluar diçka më shumë: “Skuadra luajti mirë. Do të bëjmë përforcime. Nuk e prisja fitoren në Kukës, megjithatë ekipi do të ecë mirë. Ka shumë mundësi t’i mbajmë të gjithë. Do të kemi edhe lojtarë të tjerë, që do të afrojmë”, – tha presidenti Tavo.
PREMIO – Tri fitore radhazi nuk janë pak në një kampionat si ky i këtij viti dhe i ngacmuar, nëse do të kenë shpërblim për ekipin, presidenti i gjirokastritëve zbuloi se lojtarët e kanë marrë një ditë para ndeshje me Kukësin dhuratën e tij: “Pa diskutim, e kanë marrë paradhënie”, – përfundoi presidenti i Luftëtarit, Tavo.