U transferua në Spanjë për “një jetë më të mirë” do të thuhej, por deri tani ajo që po koleksionon janë bankinat e vazhdueshme. Një abonim për të ngrohur stolin, teksa Granada nuk ka nevojë për të. Edhe dje, në fitoren brenda fushës (2-1 ndaj Sporting Gihon), sulmuesi nga Lushnja ka qenë vetëm spektator. Madje, në kampionat, në 11 ndeshje që ka luajtur, e ka nisur nga stoli, teksa 7 herë nuk e ka prekur aspak fushën e blertë. Ka vetëm një paraqijte në Kupën e Mbretit si titullar.
Janari po afron dhe, nëse vijohet kështu, padiskutim që për Manajn duhet të zgjidhet udhëkryqi ose të ketë një rikthim në Itali, ndoshta duke u huazuar në Serinë B. Por, ajo që është më e keqja është se Manaj, në një sondazh të bërë nga “Canal Rojiblanco”, dedikuar Granadës, ka marrë vetëm 5% të votave për të qenë sulmues kryesor te skuadra, duke qenë i fundit në hierarki.