Dëborë, spektakël dhe gola: Tërbuni është i katërti në grupin A të Kategorisë së Parë, sepse mundi sot 2-1 Besëlidhjen, në një ndeshje të prapambetur ku secila palë kërkonte 3 pikë të arta.
Tërbuni ka pasur një rritje të jashtëzakonshme kohët e fundit dhe duket se ka gjetur ritmin e duhur, ndaj kërkonte ta shfrytëzonte më së miri faktorin fushë, për të marrë fitoren e parë shtëpiake në kampionat.
Ndërkaq, Besëlidhja fitoi fundjavën e shkuar në Kavajë dhe me një sukses tjetër shtonte presionin mbi Kastriotin kryesues.
Triumfoi mes dëborës Tërbuni, që u përshtat më mirë me fushën dhe në minutat 71 e 79 goditi me Sead Hoxhajn dhe Saliajn. Barazimi i përkohshëm i Robert Milotit në minutën e 77-të zgjati fare pak dhe Besëlidhja pëson humbjen e tretë sezonale.
Me 14 pikë në 11 ndeshje, Tërbuni vijon fluturimin dhe të shtunën pret Besën plot halle, ndërsa Besëlidhja do të kërkojë autokritikë në Lezhë ndaj Erzenit.