Dedja zbulon: Presim të tjerë të huaj pas një jave

Trajneri i Lushnjës thekson se merkatoja e janarit është e domosdoshme: Kam besim se do t’ia dalim, nëse përforcojmë skuadrën

Arjan Likja

Një ditë pas humbjes me Skënderbeun në “Roza Haxhiu”, të gjithë kanë qenë të mërzitur, kryesisht në lidhje me gjykimin. Pas ndeshjes në fjalë, trajneri Hysen Dedja theksoi se gjyqtari Xhemalaj përdori dy standarde, duke e dëmtuar Lushnjën. Ka folur edhe drejtuesi tjetër, Artur Çobani, i cili shprehu indinjatën e tij për gjykimet kundër Lushnjës.
BESIMI – “Jam shumë i kënaqur nga futbollistët, sepse treguan grintë dhe karakter në fushë. Jam i kënaqur me atë çfarë dhanë në fushë kapiteni Sefa, Canka, Prençi, Mone dhe portieri Spaho. Luajtëm si të barabartë ndaj Skënderbeut deri në momentin, kur arbitri nxori padrejtësisht me karton të kuq portierin Spaho. Sidoqoftë, besoj se Lushnja ka shanse të mbijetojë. Nëse nuk do të besoja, mund të tërhiqesha. Kam parë dëshirën dhe grintën e futbollistëve që kam në dispozicion, ndaj dhe vbazhdoj të besoj. Edhe pse arbitrimet na kanë dëmtuar jo pak, por ne do të bëjmë tonën. Shpresoj shumë te merkatoja e janarit. Kam besim të palëkundur te drejtuesit e Lushnjës, ndaj dhe vazhdoj punën time i qetë”, – theksoi trajneri Dedja fillimisht.
MERKATO – “Ndërhyrjen në merkato e kmei domosdoshmëri. Kam marrë miratimin e drejtuesve se do të më plotësojnë kërkesat, që u kam parashtruar për përforcime në merkaton dimërore. Aktualisht, kam në provë 2 futbollist nga liga e dytë suedeze. Ju bëj të ditur se pas datës 25 presim në provë edhe 3 futbollistë të tjerë nga tregu i huaj. Ndërkohë, kemi bërë piketimet tona edhe për disa futbollistë të Superligës dhe të Kategorisë së Parë. Pas datës 25 dhjetor do të flasim me emra konkretë për këto afrime. E rëndësishme është që po bëjmë përpjekjet maksimale për të siguruar mbijetesën në Superligë”, – ka përfunduar trajneri shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *