Sentamu merr topin në shtëpi: Tani pres thirrjen nga kombëtarja

Junus Sentamu, golashënuesi i Tiranës foli pas sfidës me Pogradecin dhe golat e shënuar. Ugandezi rrëfeu edhe jetën e tij në kryeqytet. “Në fund të ndeshjes mora topin e kësaj sfide. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme ku arrita të shënoja edhe tre gola. Kisha pesë ndeshje pa shënuar edhe pse kam pasur raste pa fund, por nuk ia kam dalë.

Falë zotit shënova sot(dje). Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj në krah apo në krye të sulmit. Për mua e rëndësishme është që të plotësoj kërkesat e trajnerit. Jam shumë i lumtur në Tiranë. Jam duke shijuar këtë aventurë. Po kështu jam duke pritur me padurim një grumbullim me kombëtaren e Ugandës”, është shprehur Sentamu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *