Babai i Bathës: Partizani më i ndyrë në 4 vitet e fundit

Moment dramatik për Partizanin, sot erdhi humbja më e turpshme që mbahet mend, sepse nuk bëhet fjalë që në kulmin e vet klubi i kuq të ketë përjetuar disfata të tilla. Në periudhën e demokracisë ka pasur plot disfata, edhe rënie në Kategorinë e Tretë, por tani që ka ardhur paraja, klubi është i fuqishëm, është edhe Moxhi e ka ardhur edhe Olsi Rama, turpe të tilla nuk kapërdihen më.

Në faqen zyrtare të klubit në Facebook kanë vërshuar komentet e tifozëve të tërbuar dhe të dëshpëruar nga fëlliqja në Gjirokastër, ku vihet theksi te loja e dobët e pa nerv e skuadrës, përtej humbjes. Të shumtë janë ata që akuzojnë për tolerim, duke mos gjetur rrugëdalje tjetër e justifikim, por ndërkaq ka komentuar edhe Refik Batha, i ati i Idriz Bathës, mesfushorit “veteran” të Partizanit.

Të nderuar miq të mi, desha të behej një Partizan evropian, me apo pa tim bir në përbërje. sot në Gjirokastër kam parë partizanin më të ndyrë në 4 vitet e fundit ..u lutem zotave të më falin që kam investuar shpirtërisht për këtë Partizan”.

Më qartë se kaq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *