Sulejman Starova jep dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit.
Një disfatë e rëndë, një ndër më të turpshmet në historinë e klubit të kuq, kanë detyruar trajnerin e njohur që të japë dorëheqjen menjëherë pas përfundimit të sfidës së humbur 5-0 ndaj Luftëtarit të drejtuar nga miku i tij Hasan Lika.
Në fakt, me Starovën Partizani kishte nisur kthesën në rezultate, edhe pse loja ishte ende larg optimales, ndaj dukej se pikërisht Starova kishte gjetur ilaçin e duhur kundër krizës.
Megjithatë, për Starovën humbja e sotme ka qenë tepër e rëndë, edhe moralisht, ndaj ka vendosur të largohet, sepse Partizani i sotëm ishte për turp.