Luftëtari zbraz nervat e gjithë sezonit dhe turpëron Partizanin

Luftëtari ka mundur sot 5-0 Partizanin, në një ndeshje të çmendur, të dominuar totalisht nga një Luftëtar shumë i bukur.

Ishte një paraqitje mbresëlënse, siç tregon edhe vetë rezultati, me Luftëtarin që tregoi se meriton të jetë shumë më lart nga sa është, por sa fati i keq, sa shanset e humbura, sa edhe arbitrat, nuk e kanë lejuar të shkojë ku duhet.

Sot fati ktheu gjithçka, sepse sulmuesit e Luftëtarit ishin perfektë. E hapi Bregu, vazhduan Abazaj e Rroca dhe e mbylli Lamçja me dy gola. Ky i fundit konsiderohej lojtari më i pafat në Gjiorokastër, sepse ka bërë sulmuesin nga halli dhe nuk ka shënuar dot këtë sezon, por sot zbrazi dufin.

Partizan mediokër, revolucioni në janar duhet të jetë më i thellë nga sa mendohet, duke parë paraqitjen e sotme.

Kategoria Superiore – Java 15

E diel, më 17 dhjetor, ora 13:00, Gjirokastër

Luftëtari-Partizani         5-0

Shënues: Bregu 21′, Abazaj 36′, Rroca 38′, Lamçja 59′, 80′

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Rapo, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kotobelli, Batha, Vila, Trashi, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Orlando Kuka
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

EPISODET

59′ GOL LUFTËTARI. Edhe Eri Lamçja feston, më në fund është zhbllokuar mesfushori i përshtatur sulmues këtë sezon.

38′ GOL LUFTËTARI. Edhe Rroca gjen golin, me mbrojtjen e miqve krejt të shthurur.

36′ GOL LUFTËTARI. Hapësira të mëdha për kundërsulmin gjirokastrit. Bregu e Abazaj futen në zonë, ky i fundit godet i vetëm me portierin dhe shënon.

21′ GOL LUFTËTARI! Sulm me forca të shumta nga Luftëtari, mbrojtja e Partizanit nuk e largon dot topin dhe Bregu tregohet i shkathët, duke shtyrë topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *