Reali i Madridit është kualifikuar për në finalen e Kupës së Botës pr klube, ku e pret Gremio. Finalja që pritej, sepse si zakonisht Europa dhe Amerika e Jugut prodhojnë futboll në arenën botërore dhe sërish finalja është mes tyre.
Sot Reali vuajti më shumë nga sa mendohej, në gjysmëfinalen kundër Al Xhazirës, që në minutën e 41-të gjeti avantazhin me Romarinjon, por Ronaldo në minutën e 53-të dhe Bejl në të 81-tën fiksuan rezultatin në 2-1 për kampionët e Europës.
Tani Reali mendon për finalen dhe synon të bëhet klubi i parë që mbron trofeun, që kur Kupa e Botës për klube është marrë nga FIFA.